top of page

Sukses i ansamblit “Shebeniku” : Në dy javë ,në dy festival…

May 31
2 min read
edicioni i 24-t i festivalit folklorik “Sofra Dardane”
edicioni i 24-t i festivalit folklorik “Sofra Dardane”

Në qytetin e Bajram Currit u zhvillua kë to ditë  edicioni i 24-t i festivalit folklorik “Sofra Dardane”, një nga ngjarjet tradicionale që mbledh artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Festivali organizohej nga Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës dhe synon ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e trashëgimisë folklorike dhe etnografike shqiptare.


Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Biberaj, tha se Tropoja ka ruajtur ndër vite traditën e këngës dhe vallës si pjesë të identitetit kombëtar.

Ndërsa drejtori i Unionit Artistik Kombëtar Shqiptar, Azgan Haklaj, e cilësoi festivalin si një ngjarje të rëndësishme artistike që bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat.

Festivali “Sofra Dardane”  zgjati tri ditë dhe  solli një  paraqitje  të artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.



Librazhdi u përfaqësua në  këtë  festival me ansamblin “Shebeniku”,të  Hotolishtit ,ansambël i cili ndryshe nga dy javë  më  parë  ,ku po ky ansambël mori pjesë  në  Festivalin e Riteve e lojë rave  në  Burrel,këtë  herë  kishte një  përfshirje më  të  gjerë  duke bërë  pjesë  të  tij edhe dy valltarët nga Dragostnja,Ilmi Bici e Bujar Balliu,sepse vetë  Shebeniku ka një  shtrirje të  gjerë  duke nisur nga Rrajca,Hotolishti,Dragostunja e deri në  Fushë  Studë .

Mes  grupeve pjesëmarrëse në Festivalin “Sofra Dardane”, me krenari ansambli “Shebeniku” paraqiti jo vetëm kostume të stolisura me veshje tradicionale të  Rrajcës nga ana e kostumografes,Shpresa Ballshkashi ,kostume që ruajnë kulturën, historinë dhe shpirtin kombëtar,por edhe vallen e bukur të  Rrajcës .


Sipas menaxherit të  këtij ansambli,Haxhi Balliu,duhet vlerësuar puna plot pasion e këmbë ngulje nga ana e instrumentistit Shefki Kurti ,laureat i disa festivaleve kombetare,jo vetëm si një  ideator i ngritjes  së  ansamblit,por edhe përgatitja e grupit të  valleve ku numërohen rreth 60 fë mijë  që  nga moshat e vogla e deri tek grupi i të  rinjve të  shkollës së  mesme e cila ka qenë  një  punë  vullnetare,pa asnjë  lloj mbështetje finaciare. Pjesmarrja e këtij ansambli në  dy veprimtari kombëtare e mbarëkombëtare,sic ishte edhe Festivali i Riteve e lojërave që  u zhvillua në  fillim të  këtij muaji në  Burrel nga ana e Ministrisë  së  Turizmit,Kulturës e Sportit dhe Agjensisë  Kombëtaret të  Veprimtarive Folklorike,si dhe kjo e fundit në  “Sofrën dardane”,përbën një  sukses jo vetëm për këte  ansambël ,por edhe përfaqësimit të  Librazhdit në  veprimtari të  tilla.


Por nuk duhet harruar këtu edhe komuniteti artdashës i Hotolishtit të  cilët në  një  kohë  të  shkurtër mblodhën donacione për të  mbuluar kostot e udhëtimit të  ansamblit drejt Burrelit e Tropojës ,pa të  cilën nuk do të  ishte e mundur kjo pjesmarrje.

bottom of page