top of page

Qarkullimi normal në aksin Maliq - Lozhan - Strelc - Gramsh - Elbasan

  • Feb 22
  • 1 min read

Situata e qarkullimit në aksin Gramsh–Elbasan paraqitet e qetë, pa prani trafiku dhe me rrugën plotësisht të kalueshme.

Në postobllokun policor Maliq-Lozhan, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, si pjesë e masave për sigurinë rrugore dhe ruajtjen e infrastrukturës.


Gjatë itinerarit janë evidentuar mjete dhe ekipe të mirëmbajtjes së rrugës, të cilat ndodhen në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme. Sipas burimeve në terren, nuk raportohen bllokime apo vonesa në lëvizje.


Qytetarë që kanë udhëtuar në këtë aks shprehen se qarkullimi ka qenë normal, me përjashtim të disa segmenteve dytësore ku janë konstatuar dëmtime të pjesshme të asfaltit.


Autoritetet lokale dhe strukturat përgjegjëse bëjnë me dije se monitorimi i akseve vijon, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes mbeten në terren për të garantuar kushte të sigurta për drejtuesit e mjeteve.

bottom of page